E bujshme/ E zbulon Taulant Stërmasi, një atlet i huaj zgjedh që të përfaqësojë Shqipërinë

Trajneri i suksesshëm i atletikës, Taulant Stërmasi, njeriu që ngjiti Luiza Gegën deri në majat e Europës, sot flet nga pozicioni i kreut të Federatës së Atletikës. Në një intervistë të gjatë dhënë për emisioni sportiv “Zona 30”,  Stërmasi zbuloi disa detaje interesante në lidhje me të ardhmen e këtij sporti duke premtuar masivizim, por dha edhe një lajm të rëndësishëm.

“Mundësitë janë, që Izmir Smajli të shkojë në Olimpiadë, por kemi dhe një mundësi tjetër që do të kemi sportist të huaj që do i bashkangjitet ekipit shqiptar, shumë afër, besoj se nga marsi do të jetë pjesë. Ndoshta mund të shkojmë me tre sportisë, por akoma nuk është parashikuar se nuk është akoma shqiptar. Nuk mund të zbuloj më shumë, por mund të them se vjen nga jashtë kontinentit tonë”.

Sipas Stërmasit, Luiza Gega i ka të gjitha mundësitë që të kthehet me një medalje nga Olimpiada, “Paris 2024” pasi forma e saj është në rritje.

“Nuk kemi asnjë medalje dhe duhet ta provojmë. Luiza bën stërvitje të fortë. Ka patur një dëmtin në fakt gjatë Kampionatit Botëror, që nuk i dha mundësinë të ishte në maksimumin e saj. Por dhe me aq, ajo arriti të dalë e teta në botë. Luftën e kemi me veten, që Luiza të bëjë një kohë më të shpejtë, atëherë jemi afër medaljes”.

Në fund, Stërmasi u ndal dhe te projekti që ka në krye të federatës ku mandati i përkohshëm i përfundon në vitin 2024, por që kërkon të bëjë një strukturim dhe reformë të plotë në këtë insitucion.

“Do marr dhe një mandat tjetër që të çojmë projektin aty ku duhet dhe pastaj të vijë një person i duhur që ta vendosim aty”, ka përfunduar Stërmasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online