Pak javë më parë tifozët e Olimpiakosit dolën krahë Serbisë në lidhje me ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës. Me anë të një baneri të hapur në stadium, ata shprehnin idenë e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë.
Kundërpërgjigja ka ardhur mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për Europa League mes AEK-ut të Athinës dhe Ajaksit. Tifozeria e skuadrës greke ka shpalosur një banderolë ku shkruhet e vërteta historike: “Kosova është Shqipëri”.
E gjitha kjo ka ardhur si një thikë pas shpine për serbët që janë befasuar me këtë qëndrim të tifozëve të AEK. “Tradhti! Tifozët grekë i ngulën thikë në zemër serbëve! Vëllezër, nuk e prisnim këtë nga ju”, ishte reagimi i medias së njohur në Serbi, Kurir, në lidhje me sloganin e tifozëve grekë. /Sport Ekspres/