VIDEO/ Vedat Muriqi shënon golin e parë te Lacio, realizimi i çuditshëm që sjell kualifikimin

Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë te Lacio, por që ka vlerën e kualifikimit. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e parë në përballjen e lacialëve kundër Parmës e vlefshme për Kupën e Italisë. Trajneri Inzagi ka zgjedhur që t’i besojë duke mos e larguar nga fusha e lojës, ndërsa mbërriti edhe shpërblimi.

Teksa rezultati ishte në shifrat 1-1 dhe kur u mendua se për t’u mësuar ekipi që do të kualifikohej për turin tjetër në Kupë do të duheshin me patjetër 30 minutat e shtesës, Muriqi gjeti rrjetën. Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë sulmuesi do të godiste në shtyllë dhe pasi topi gjeti trupin e portierit kundërshtar, do të përfundonte në rrjetë. Ky është realizimi i parë për këtë futbollist me fanellën e Lacios që vjen në mënyrë disi të çuditshëm, por që vlen për kualifikim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online