Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me fanellën e Majorkës, me të cilën sot ka gjetur golin e tij të dytë për këtë edicion të La Ligas. Në minutën e 13 për të vjen një harkim në zonë, që shfrytëzohet më së miri me kokë.
Goditja e Muriqit e dërgon topin në rrjetë dhe i jep Majorkës avantazhin në transfertën që janë duke luajtur kundër Rajo Vajekanos. “Pirati“ duket i lirshëm përpara portës dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, premton të kthehet në një makineri golash me klubin ishullor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/golgoloo/status/1563585706806521856