Majorka është duke u ndeshur me Elçenë në një ndeshje të vlefshme për javën e 8 të La Liga-s. Miqtë kanë pasur mundësinë të kalonin të parët në avantazh, por fati nuk ka qenë në krahun e Vedat Muriqit. Majorka fiton të drejtën e një penalltie në minutën e 12 dhe pranë topit shkon sulmuesi shqiptar.
“Pirati” humbet duelin me portierin kundërshtar, i cili kupton krahun dhe ndal të majtën e Muriqit. Sigurisht që futbollisti nga Prizreni e ka të vështirë ti besojë syve pas këtij rasti të artë të shpërdoruar. Elçe më pas ka shënuar në portën e Majorkës dhe pas 45 minutave të para udhëheq me rezultatin 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?Edgar Badía hizo este paradón para evitar el gol de Muriqi desde el punto de penalti antes del gol de Ezequiel Ponce para el Elchepic.twitter.com/znEmrtvcLB
— GOAL España (@GoalEspana) October 10, 2022