E pyesin për Kosovën, lojtari që po shkëlqen me Ilir Dajën përgjigjet: Përse të injoroj Shqipërinë? Do ishte privilegj i madh

Albion Rrahmani është një pikat kyçe të Ballkanit të Ilir Dajës. Këtë sezon futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asiste mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës. Rrahmani ka qenë i ftuar në emisionin “Ekipi A” në “ATV”, ku është pyetur nëse do ta përfaqësonte Kosovën. Por lojtari i Ballkanit është përgjigjur se edhe Shqipëria do të ishte një privilegj shumë i madh për të.

“Nëse Kosova nuk ka interes absolut për mua, pse të injoroj Kombëtaren e Shqipërisë. Edhe po të luash te Kombëtarja e Shqipërisë është një privilegj shumë i madh, pasi shqiptarë jemi gjithë. Si Kosova, si Shqipëria, jemi një”, ka thënë Albion Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online