VIDEO/ Vedat Muriqi “ka harruar” si shënohet, gabon edhe nga 11 metrat kundër Granadës

Vedat Muriqi nuk e ka nisur sezonin me rendimentin e një viti më parë. Pritshmëritë e tifozëve të Majorkës për “piratin“ janë të mëdha, por në 5 ndeshjet e fundit, sulmuesi nga Prizreni ka shënuar vetëm një gol. Madje edhe atë në një takim miqësor në fazën përgatitore. Muriqi “ka harruar“ se shënohet, teksa edhe sot ka humbur një penallti.

Majorka është duke luajtur kundër Granadës, e cila po udhëheq minimalisht 1-0. Majorka pati mundësinë të kthente baraspeshën në minutën e 18, por Vedat Muriqi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e tij tronditi shtyllën, duke mbajtur kështu ende në fuqi rezultatin 1-0 në favor të Granadës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *