VIDEO/ Vedat Muriqi e mbyll sezonin me gol, ndihmon Majorkën të përmbysë ndeshjen në minutën e 90

Vedat Muriqi e ka përfunduar sezonin 2023/24 me gol. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në përballjen e sotme kundër Getafes. Këta të fundit ishin duke udhëhequr me shifrat 1-0 deri në minutën e 90, atëherë kur Muriqi e dërgoi topin me kokë në rrjetën kundërshtare dhe barazoi shifrat.

Jo më shumë se 1 minutë më vonë, Mafeo përmbysi shifrat në 1-2 dhe i dha fitoren Majorkës. Kujtojmë se ky ishte goli numër 7 në këtë sezon në La Liga për Vedat Muriqin, i cili gjithashtu ka dhënë edhe dy asiste./Halit Delibashi-Sport Ekspres/