VIDEO/ Vazhdon ëndrrën Champions League për Myrto Uzunin, Ferencvarosh eliminon gjigantët e Selltik

Ferencvarosh ka eliminuar gjigantët skocezë të Selltik nga Champions League, në takimin që u mbyll me shifrat 1-2. Megjithëse nuk kanë një emër të madh si ai i kampionëve të Skocisë, hungarezët kanë treguar vendosmëri në fushën e lojës dhe janë mbrojtur mjaft mirë, për të shfrytëzuar më pas në mënyrën më të mirë kundërsulmet.

Titullar nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i cili u detyrua të lërë fushën e lojës pak minuta para vërshëllimës përfundimtare, teksa pati një lëndim. Talenti kuqezi nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës, por rrugëtimi për në ëndrën Champions League do të vijojë ende, duke pasur kështu mundësinë të tregojë vlerat e tij në turin e tretë kualifikues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/MCHAWMAR1/status/1298721402506211330

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online