“Janë marrë masat edhe për penallti“, Gega beson te Kukësi: Do kemi durim, shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit

Kukësin e pret një sfidë e fortë mbrëmjen e nesërme në “Air Albania“, ku do të përballet me Slavian e Sofies në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europa League. Një detyrë e vështirë për verilindorët, por besimi në kampin kuksian nuk mungon. Skënder Gega ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, ku shprehet se e vlerëson kundërshtarin, por skuadra e tij i ka marrë masat e duhura për të dalë triumfues.

“Është normale që kur punon, të besosh. E njohim historinë e bullgarëve, janë për t’u respektuar. Por për fat, nesër do luajmë në fushën tonë dhe do kemi përkrahjen e duhur dhe do ndihet fryma. Do të bëjmë më të mirën, është ndeshje e hapur dhe e sigurt që do të jetë e luftuar.

Por jam optimist dhe jam i sigurt që do të japim 100%. Patjetër, janë marrë masat edhe për 11-metërshta. Gjithsesi, jemi përgatitur që ta mbyllin para 90-minutave, edhe pse futboll është. Besoj se do t’i i çojmë gjërat në kahun tonë sa më shpejt. Është ekip që duhet vlerësuar dhe nuk mendoj se është sfidë e lehtë.

Do të jemi në fokus nga minuta e parë dhe e rëndësishme është që të mos gabojmë. Do insistojmë dhe të kemi durim që kundërshtari të gabojë dhe ne ta shfrytëzojmë”, ka deklaruar Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online