VIDEO/ Vazhdojnë skandalet te Spanja! Pas golit në finalen e Botërorit, trajneri kapi pjesët intime të asistentes së tij

Menjëherë pasi u bënë kampione të botës, duke mposhtur Anglinë 1-0 në finalen e Sidneit, futbollistet spanjolle u befasuan nga lëvizja e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, i cili puthi në buzë lojtare Jenni Hermoso. Rubiales më vonë ka bërë një foto me të në dhomën e zhveshjes duke e mbajtur në krahë.

Nuk mbaron me kaq pasi në momentin e ndarjes së medaljeve, Rubiales është kapur nga kamerat teksa nga adrenalina e madhe harron që afër vetes kishte figura të shquara të FIFA-s dhe prek organet gjenitale. Ndërkohë një tjetër video po komentohet te Spanja. Pas golit në finalen e Botërorit, trajneri 42-vjeçar i Kombëtares, Montserrat Toma, vendosi dorën për disa sekonda në gjok.in e asistentes së tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *