Ndeshja mes Lacios dhe Empolit ka përfunduar në shifrat 3-3 mes dramës së madhe. Në këtë ndeshje ishin 4 lojtarë të Shqipërisë titullarë, Bajrami dhe Ismajli nga njëra anë dhe Strakosha me Hysajn nga tjetri.
Dita e sotme ishte “horror” për Strakoshën. Portieri shqiptar i fal një penallti kundërshtarëve me gabimin trashanik në daljen e tij.
Bajrami arrin t’i shënojë lehtë për ta dërguar topin nga njëri-krahë e Strakoshën në tjetrin. Vetëm pak minuta dhe Empoli dyfishoi shifrat, ndërsa Imobile shkurtoi diferencën në të 14. Milinkovic Savic barazoi rezultatin dhe Di Francesko solli sërish epërsin e Empolit.
Një penallti e humbur nga Imobile drejt fundit dhe Patric që iu gëzua golit në stilin Maradona, me “dorën e Zotit”. Por ndryshe nga kohët e legjendës, VAR e vëzhgon lehtë “dorën e Zotit” duke anulluar golin. Në minutën e fundit ishte Milinkovic-Saviç që barazoi shifrat në 3-3. /Sport Ekspres/