Partizani ka zyrtarizuar afrimin e radhës pas Sherif Kallakut. Të kuqtë kanë prezantuar Skukën nga Dinamo duke i dhënë besim të madh 23-vjeçarit pasi do të jetë pjesë e të kuqëve deri në 2024.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Xhuliano Skuka. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar kontratën mes tyre të vlefshme deri në vitin 2024.
Skuka golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kategorinë e parë, në 15 javët e këtij sezoni ishte pjesë e Dinamos skuadër me të cilën rregjistroi edhe 13 prezenca”, shkruhet në njoftim.