VIDEO/ VAR-i vendos ndeshjen në Korçë! Vllaznia shkon 2 pikë larg kreut, shkodranët qendrojnë të pamposhtur për të 12-n ndeshje radhazi në Superiore

Vllaznia vazhdon ecurinë e saj mbresëlënëse në kampionat. Sot, shkodranët kanë mposhtur minimalisht 0-1 Skënderbeun dhe numërojnë ndeshjen e 12 radhazi pa humbje në “Abissnet Superiore”. Kryefjala e këtij takimi ishte sistemi VAR, i cili rezultoi vendimtar në shifrat përfundimtare të ndeshjes.

Skënderbeu gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58, por VAR-I i prishi shpet festën. Topi preku fillimisht në dorën e Ramosit, e më pas u ndal në rrjetë. Goli u bë i pavlefshëm dhe baraspesha mbeti në fuqi. Ndërkohë në minutën e 70, teknologjia tha sërish fjalën e saj. Pas rishikimit të pamjeve në monitor, arbitri vendosi të jepte një 11 metërsh për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë. Bekim Balaj mori përsipër të gjuante penalltinë, të cilën e shndërroi me sukses në gol. Vllaznia mori kështu tre pikët kundër Skënderbeut dhe shkon në vetëm 2 pikë larg Egnatias së vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Goal!!!!!!
byu/Football_24_7 insoccer

………………………………….
byu/Football_24_7 insoccer

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online