“Stadiumi duhet të jetë si një texhere me presion”, Xavi kërkon ndihmën e tifozëve: Kemi katër vite që nuk shkojnë në çerekfinale të Champions-it

Xavi Hernandezi është paraqitur përpara mediave në prag të sfidës së kthimit kundër Napolit në Champions League. Trajneri i Barcelonës është shprehur se skuadra ka motivimin e duhur për të kapërcyer këtë kundërshtar të vështirë. Por për të arritur objektivin Xavi ka kërkuar ndihmën e tifozëve për të qenë sa më të zhurmshëm në stadium mbrëmjen e nesërme.

“Është ndeshja më e rëndësishme deri më tani këtë sezon. Jemi të motivuar. Jemi të emocionuar. Kanë kaluar katër vjet që nuk kemi qenë në çerekfinale. Duhet të përballemi me një kundërshtar të madh, i cili nuk po kalon momentin më të mirë, por ka themelin e vitit të kaluar. Shpresoj se do të jetë një natë magjike për tifozët e Barcelonës. “Montjuïc” Duhet të duket si “Camp Nou”. Duhet të jetë një tenxhere me presion. Tifozët duhet të jenë lojtari numër 12”, ka deklaruar Xavi Hernandezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online