Nga dënimi me bur te infektimi me Covid-19, viti 2020 është mbrapsht për Ronaldinjon

0

Legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinjo ka konfirmuar ditën e sotme se ka dalë pozitiv në testin e bërë për COVID-19. Megjithatë 40 vjeçari siguroi që ishte mirë nga ana shëndetësore dhe gjithashtu nuk ka asnjë simptomë të koronavirusit.

“Isha i ftuar në një event në Belo Horizonte(Brazil), me siguri aty jam infektuar. Pas testit të bërë rezultova se isha pozitiv me koronavirus. Unë jam mirë, asimptomatik dhe në gjendje normale shëndetësore. Për shkak të situatës së gjendur, do të më duhet të anulloj axhendën e eventeve, por do të kthehem përsëri”,- u shpreh Ronaldinjo pas diagnozës së zbuluar nga mjekët.

Tashmë Ronaldinjo është izoluar në Belo Horizonte dhe do të largohet menjëherë pasi të shërohet plotësisht nga COVID-19. Viti 2020 nuk ishte aspak i lehtë për fituesin e Topit të Artë, pasi vetëm pak muaj më parë vuajti dënimin me burg në Paraguaji, përshkak se kishte bërë një udhëtim illegal me një pasaportë false./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.