(VIDEO) VAR i akordon golin, Kutrone bën 30 metra sprint për të rinisur lojën shpejt!

Patrik Kutrone është vetëm 20-vjeç por mesa duket mosha jo vetëm që nuk po e penalizon në sezonin e parë titullar në Serinë A, por kjo “skenë” gjigante është ajo që e motivon edhe më shumë, duke mos e ndjerë presionin.

Dhe, goli ndaj Kievos, tepër i rëndësishëm, është i 15-ti sezonal. Më mirë se bomberi kuqezi ka bërë vetëm Mbape i PSG-së, i blerë për 190 milionë euro, ndërsa sulmuesi i “Djallit” u ble vetëm 1500 euro shumë vite më parë dhe është produkt i ekipit Primavera.

Por, për të kuptuar dëshirën dhe grintën e djaloshit, video e postuar sot pas ndeshjes Milan-Kievo 3-2 tregon më së miri se Kutrone është një nga ata që jo vetëm shënojnë, por edhe e dinë rëndësinë e fanelës…

https://www.youtube.com/watch?v=fmeEuX2eb08

E kështu, teksa VAR-i vendos për gol, pasi arbitri i ndeshjes u konsultua për pozicionin e Kutrones te goli i 2-2, të cilin fillimisht e anuloi, sulmuesi kuqezi nuk humbet kohë dhe bën një sprint rreth 30 metra për t’u kthyer më pas dhe teksa feston shkon merr topin duke e vendosur në mesin e fushës, që të mos humbasë kohë, pasi ndeshja sapo ishte barazuar në 2-2 dhe Milanit i duhej fitorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online