VIDEO/ United harron shpejt disfatën me Young Boys-in, Ronaldo shënon në ndeshjen e tretë radhazi

Manchester United ia del të lërë pas humbjen me Young Boys në Champions League, duke mposhtur me përmbysje West Ham-in. Në minutën e 30-të Benrahma surprizon Manchester United, dukë shënuar golin e parë për West Ham. Vetëm 5 minuta, falë dhe asistencës së VAR, Ronaldo barazon shifrat në 1-1.

Portugezi po kalon një moment fantastik, teksa ka shënuar në ndeshjen e tretë radhazi me Manchester United. Në pjesën e dytë, Manchester United kërkoi fitoren, por pa arritur të gjejë golin. Vetëm në minutën e 90-të, personi më i kritikuar në Champions League, Lingard shënoi golin e fitores për skuadrën e tij. Kështu anglezi hesht kritikët, të cilët e gjunjëzuan pas gafës së bërë ndaj Young Boys./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/MF710000/status/1439588560705830916

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online