VIDEO/ Po kjo çfarë ishte? Kaljari lë gojëhapur Lacion, i japin leksione goli ekipit të Sarrit

Lacio-Kaljari është mbyllur në shifrat e barabarta 2-2, me ekipet që kanë ndarë nga një pikë ditën e sotme. Imobile kalon ekipin në avantazh në minutën e 45 dhe e dërgon ekipin në dhomat e zhveshjes me buzëqeshje në fytyrë. Por me fillimin e fraksionit të dytë të lojës buzëqeshja do të venitej menjëherë.

Kaljari lë gojëhapur Lacion dhe për një moment lojtarët mund të kenë qenë duke pyetur: “Po kjo çfarë ishte”? Skuadra nga Sardenja i jep leksione goli ekipit të Mauricio Sarrit, duke kthyer baraspeshën në minutën e 46. Gjithçka nis nga këmbët e Pedros, i cili mbron mjaft mirë topin e më pas pason te Marin. Ky i fundit mashtron mbrojtësit kundërshtar dhe kur të gjithë prisnin gjuajtjen, ai zgjedh një asist perfekt për te Pedro. Kapiteni më pas e dërgon bukur topin me kokë pas shpinës së Reinas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online