Sot janë luajtur ndeshjet e fundit në Premier League, ku janë vendosur edhe verdiktet përfundimtare. Spektakël është dhuruar në fushën e lojës, teksa ende ekzistonin llogari për t’u mbyllur mes ekipeve. Të mëdhatë nuk kanë gabuar në hapin e fundit të kampionatit.
Manchester United ka fituar 0-2 duelin e Champions League me Leicesterin, duke i mposhtur këta të fundit e duke rrëmbyer kështu vendin e 3-të në renditej. Djajtë sigurojnë kështu një vend për kompeticionin më prestigjoz për klube ndërsa, Leicester mund të mjaftohet me një biletë për Europa League. Një gabim i portierti danez të “dhelprave” ka sjellë edhe golin e 2-të të ndeshjes nga Lingart, megjithëse në atë moment kualifikimi ishte vendosur.
Në Londër festë ka pasur edhe për Chelsea-n. Blutë e udhëhequr nga Lampard mposhtën me rezultatin 2-0, Wolverhampton. Një ndeshej që luhej vetëm për fitore nga të dyja krahët, pasi miqtë dëshironin një biletë për në Europa Leagur, ndërsa Chelsea kërkonte me patjetër Championsin. Goli i parë erdhi falë një perle nga Mount prej goditjes së dënimit, ndërsa në shtesën e pjesës së parë ky i fundit do të shërbente bukur për Giroud, që vulos shifrat përfundimtare.
Një ditë e mirë ka qenë edhe për Murinjon, që ka përfituar nga fitorja e bluve të Londrës. Mjaftoi një barazim kundër Crystal Palace për të parakaluar Wolves dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/RickOShea321/status/1287433255701053440
MASON MOUNT ?pic.twitter.com/vfV9BwppKB
— d&§¥ru$ First ???? ?? (@desirusfirst) July 26, 2020