Apolonia fluturoi drejt Superiores, Koço Kokëdhima e ka bindje: Redon Mihana do të shitet në Seria A

Apolonia arriti suksesin në këtë sezon të kampionatit shqiptar teksa mori vendin e parë në grupin B të Kategorisë së Parë dhe më pas u shpall fituesja kryesore, pasi mposhti edhe fituesen e grupit tjetër në një ndeshje direkte, pra Kastriotin. Ekipi i Koço Kokëdhimës ka flutuar drejt Superiores me disa emra talentesh në përbërje që janë vetëm për t’u admiruar. Një prej tyre është edhe Redon Mihana, një “thesar” për futbollin tonë dhe që pritet të ketë një karrierë të madhe.

Vetë Kokëdhima pret që Apolonia që të kthehet sa më konkurruese në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa nga ana tjetër kërkon që të shesë lojtarët në tregjet më të mira europiane. “Redon Mihana do të shitet në Seria A”, ishte kjo deklarata konfidenciale e zbuluar nga “Sporti.im” sa i përket Kokëdhimës, që pret shumë nga skuadra e tij dhe që të sillet si një ekip i madh i futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online