Në ndeshjet midis letonezëve të Liepaja dhe bjellorusëve të Dinamo Minks nuk u fol shumë për futboll. Vëmendjen kryesore e morën veprimet e turpshme të tifozëve të skuadrës mike që kishin udhëtuar nga Bjellorusia me qëllimin e vetëm për të shkaktuar kaos.
https://www.instagram.com/p/BzyblhQoMI_/?igshid=17prf6gvz6ai0
Në videot e ndeshjes dallohet qartazi që autoritetet letoneze nuk kishin marrë masat e duhura. Një grup tifozësh të Dinamos futen në fushë gjatë momentit të lojës. Disa konfliktohen me futbollistët e skuadrës vendase, por më keq nga të gjithë e pësojnë stjuartët të cilët goditen e rrëzohen përtokë.