VIDEO/ Ulërimat që shqetësojnë për Kombëtaren, Armando Broja sforcohet me Viteshen

Viteshe ka mposhtur me shifrat 2-1 AZ Alkmarin ditën e sotme. Por ndryshe nga ndeshjet e fundit, këtë herë emri i Armando Brojës nuk renditet në listën e golashënuesve. Kjo e sotmja nuk ishte mbrëmja e tij me fat, teksa gjatë pjesës së parë ka rënë pre e një lëndimi. I gjendur i shtrirë në zonën kundërshtare, ulërimat e tij thërrasin mjekët në fushë dhe menjëherë shqetësojnë pankinën e Viteshes.

Sulmuesi shqiptar duron dhimbjet për pak kohë, ndërsa më pas ngrihet, por me këmbën që çalon. Megjithatë Broja shtërngon dhembët dhe vijon lojën i sforcuar, duke qendruar në lojë deri në minutën e 74-t. Kjo situatë padyshim që shqetëson edhe Edi Rejan, i cili dëshiron me patjetër të ketë gati në fund të këtij muaji një nga sulmuesit më në formë të Kombëtares./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online