Intervistat/ “Askush nuk mund ta besojë“, Zguro tregon zotimin përpara Partizanit: U mblodhëm dhe thamë…

0

Dueli i orës 16:00 mes Partizanit dhe Skënderbeut është përmbyllur me një rezultat suprizues. Të kuqtë ishin vetëm 2 pikë larg kreut dhe duke parë Skënderbeun e këtij sezoni, dukej se vendi i parë do i takonte ekipit të Ilir Dajës ditën e sotme. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Ujqërit e dëborës“ kanë shtangur kryeqytetasit, teska e kanë mposhtur me shifrat 0-1. Në përfundim të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Vangjel Zguro (Skënderbeu): “U mblodhëm dje dhe thamë: “Do futemi në fushë vetëm për 3 pikë“. Askush nuk mund ta besojë këtë gjë, por e diskutuam shumë gjatë dje dhe të gjithë ishim në një mendje. Koha nuk pret më. Kemi qenë në lojëra shumë, shumë të këqija. E diskutuam shumë gjatë dhe thamë do futemi të gjithë me një mendje dhe vetëm për tre pikë. Përpara ndeshjes e kishim këtë“.

Ilir Daja (Partizani): “Është një mbrëmje jo. Kemi prishur çdo gjë në këto dy ndeshje. Faji nuk është vetëm i lojtrëve, marrim përgjegjësi edhe ne si staf. Duhet të reflektojmë shpejt, sepse kemi bërë hap mbrapa në këto dy ndeshje. Me Apoloninë të paktën kemi bërë për pjesën më të madhe të lojës gjithçka që kemi mundur për të qenë në portën e kundërshtarit.

Në 15 minutëshin e parë kishim disa situata. Nëse do të kishim shkuar te goli ndoshta do të kishim edhe një ndryshim loje. Me ekipe që mbrohen mirë, si Skënderbeu sot, duhet të luhet qetë. Nuk e kishim marrë lehtë ndeshjen, sepse vinim nga një barazim në Fier. Vetëm spostimi i Malës ishte në pozicionin natyral. Aty ku ne duhet të kishim më shumë rrjedhshmëri në lojën sulmuese ishte krahu i djathë. Aty ku pikërisht çaluam. Ne na del për detyrë që duke filluar që nga nesër të ulim këtë dozë presioni që e kemi krijaur vetë dhe të harrojmë sa më shpejt të jetë e mundur ndeshjen e sotme në mënyrë që të përgatisim në një formë tjetër derbin kundër Tiranës”.

Migen Memelli (Skënderbeu): “Nuk niseshim në dy vija paralele, sepse Partizani ishte favorite. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrë të tillë që ne të vendoseshim mirë në fushë. Skuadra e Skënderbeut sot ka qenë në nivelin më të lartë. Goditjet në portë kanë qenë më shumë, po ashtu edhe rastet e krijuara.

Dje kam mbyllur skuadrën një orë për të diskutuar në raportet mes nesh. Intensiteti nuk ka qenë i duhuri i ndeshjeve të para. Sot ka qenë gjithçka në perfeksion. Ju them me bindje se kam lojtarë me kualitet të lartë. Është një fitore që nuk vjen nga Bylisit dhe Apolonisë, por ndaj një skuadre si Partizani. Ne nuk vodhëm asgjë sot. I thashë lojtarëve që ju mund të luftoni dhe të merrni pikë edhe karshi Partizanit.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.