VIDEO/ “U torturua” nga Bajerni dhe harron, Ansu Fati me talljen ndaj Juventusit për të shënuar…Braithwate

Barcelona ka fituar në shifrat 0-2 ndaj Juventusit në “Champions League”. Një përballje që ka dhuruar shumë spektakël dhe ku janë krijuar raste nga të dy ekipet, megjithëse katalanasit kanë shpërdoruar pafundësisht mundësi.

Nga krahu tjetër ka pasur edhe gola të anulluar për Juventusin, ndërsa Morata dukej tërësisht i dashuruar me pozicionin jashtë loje. Në fundin e takimit Ansu Fati tallet tërësisht në ndeshjen e zhvilluar, duke harruar kundërshtarin që kishte përballë dhe mbi të gjitha, plagën që dhemb ende.

Pikërisht atë humbje torturuese nga ana e Bajernit në “Champions League”. Katalanasit kishin mundësinë ideale për t’i dërguar shifrat në 0-3, por Ansu Fati që gjendej i vetëm me portierin dhe kishte detyrën më të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë, zgjodhi që t’i shërbente Braithëate. Sulmuesi ishte futur në lojë në minutën e parë shtesë dhe për faktin se është ende “fantazmë” dhe nuk ka aftësitë për të bërë diferencën, Ansu Fati mendoi që ta ndihmonte me një gol të shënuar.

Braithëate do të blihej nga Barcelona në sezonin e shkuar, atje ku kishte shumë mungesa te sulmuesit dhe me ekipin e parë grumbullohej shpeshherë edhe Rei Manaj. Por që në momentin e parë tifozët dolën kundër për marrjen e një sulmuesi që dukshëm nuk kishte cilësitë për Barcelonën, ndërsa koha vetëm sa e vërtetoi. Ansu Fati zgjodhi bujarinë për ta ndihmuar, ndërsa Koeman mbeti tërësisht i nervozuar nga ky veprim dhe në dhomat e zhveshjes do të ketë shumë kritika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *