VIDEO/ “I dashuruar” me pozicionin jashtë loje , VAR-i i prish 3 herë festën Alvaro Moratës

Juventusi është mposhtur me shifrat 0-2 kundër Barcelonës në kryesfidën e mbrëmjes së sotme. Dembele kaloi në avantazh katalanasit në minutën e 14, ndërsa bardhezinjtë shkuan 3 herë pranë barazimit. Por fati ishte kundër Alvaro Moratës këtë mbrëmje, teksa VAR-i ka prishur festën plot 3 herë përgjatë 90 minutave.

Në secilin rast sulmuesi spanjoll ka qenë në pozicion jashtë loje, duke bërë që golat e tij të anullohen. Diçka për të mos u besuar syve kjo, teksa në rastin e fundit edhe vetë Morata është ktheyr nga gjyqtarët për të konfirmuar gjithçka, por në fund ishte teknologjia ajo që tha fjalën e saj.

Sulmuesi i Juventusit duket të jetë i dashuruar pas pozicionit jashtë loje, pasi edhe në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Veronës, perla e tij u hodh poshtë nga milimetrat dhe ishte sërish VAR-i ai që i mohoi shijen e golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Footballgoal20/status/1321561456937230342

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online