Në Itali i akuzojnë për favorizime, “dashuri që kthehet në urrejtje” për Juventusin në Europë

0

Në Itali ka gjithmonë akuza se Juventusi favorizohet nga arbitrat, me vendime që ndryshojnë fatin e ndeshjes dhe i japin një dorë bardhezinjëve në rrugën e suksesit. E nëse hipoteza të tilla dashurie ka për elitën e futbollit italian, një anë tërësisht tjetër tregohet në Europë.

Mjafton që të sjellim në vëmendje ndeshjen e sotme në të cilën Barcelona arriti që të fitojë në shifrat 0-2 ndaj Juventusit. Jo pak por tre gola i janë anuluar kampionëve të Italisë për pozicion jashtë loje.

Shumë dëshpërim ka pasur për realizimin e fundit të Moratës, që ishte fare pak jashtë pozicionit të duhur. Por arbitrat nuk kanë treguar aspak keqardhje për të vendosur se për herën e tretë Juventusit do t’i anulohej goli.

Një karton i kuq vjen pa u menduar dy herë për Demiral dhe një penallti e gabuar për Barcelonën. Në përsëritjet e pamjeve u treguar qartësisht se goli i dytë i takimit i shënuar nga Mesi nuk duhej të vinte nga penalltia. Faulli i Bernadeskit ndaj Ansu Fatit ka nisur jashtë zonës dhe vendimi i drejtë do të ishte një goditje dënimi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.