VIDEO/ U shënoi gol dje direkt nga goditja e këndit, Arsenali do ta zyrtarizojë sot menjëherë si lojtarin e tij

Arsenali nuk ka qenë shumë aktiv përsa i përket transferimeve këtë verë, por duket se Topçinjtë mund të bëjnë një surprizë të madhe sot. Që Mikel Arteta ka krijuar një ekip shumë të mirë, shihet në fillim të sezonit, sepse Arsenali është i vetmi klub që ka performancë maksimale pas pesë javëve të luajtura në Premier League.

Megjithatë, mediat angleze raportojnë se Arsenali ka përgatitur një surprizë të madhe për fundin e merkatos së verës. Mesa duket Topçinjtë do të tentojnë të sjellin deri në fund të ditës Douglas Luiz, i cili dëshiron të largohet nga Aston Villa.

Ky brazilian 24-vjeçar tashmë ka rënë dakord për gjithçka me Arsenalin, ndaj mbetet që klubet të bien dakord për dëmshpërblimin. Aston Villa nuk është shumë e prirur për të kryer shitjen, por Luiz e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet.

Interesant është fakti se Arsenali dhe Aston Villa luajtën mbrëmë në Emirates dhe topçinjtë fituan 2-1. Luiz doli nga stoli dhe vetëm gjysmë minutë më vonë shënoi gol direkt nga goditja e këndit duke dëshmuar aftësitë e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online