Përpara fillimit të ndeshjes së djeshme Young Boys-Manchester United, Cristiano Ronaldo u bë pjesë e një incidenti. Portugezi gjatë stërvitjes përpara nisjes së takimit goditi me një shpejtësi shumë të lartë njërën nga vajzat e sigurisë, duke e rrëzuar në tokë.
Ditën e sotme është publikuar një video nga kamerat amatorë, ku topi i goditur nga Cristiano Ronaldo me shumë fuqi, përfundon në kokën e vajzës. Duke qenë se ishte totalisht pa mendje, e reja ka përfunduar e rrëzuar në tokë.
Megjithatë ylli luzitan ka treguar se mbetet një njeri me zemër të madhe, teksa shkon për të parë nga afër gjendjen e stjuartes. Madje në fund i dhuron edhe fanellën e tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/LeoMessiProp/status/1438134914428248066?fbclid=IwAR0_pxBKavvLWIhhRWOUZLKJd4aUf9Rs0vFWQ20JwBhZu6yJlDh9gf2uuY0