VIDEO/ Historike! Nga Teuta te fitorja e parë në grupet e Champions League, Sherifi i Tiraspolit bën surprizën me Shahtjorin

Kjo e sotmja ka qenë një mbrëmje historike për Sherifin e Tiraspolit. Kampionët e Moldavisë kanë debutuar në grupet e Champions League dhe lumturinë ua shton më shumë fakti se ndeshja e parë në këtë kompeticion mbyllet me 3 pikë të fituara. Skuadra moldave e nisi rrugëtimin nga Durrësi, atje ku mposhti thellë Teutën dhe më pas nisi të siguronte kualifikimit njëra pas tjetrës për të mbërritur në mbrëmjen e sotme, ku përballë kishin Shahtjorin e Donjetskut.

Sherifi i Tiraspolit ka bërë surprizën, teksa i ka mposhtur ukrainasit me rezultatin 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 16, kur Adama Traore tund rrjetën për të shënuar një gol mjaft të bukur. Pavarësisht dominimit të lojës nga ana e Shahtjorit, moldavët ia dalin të gjejnë përsëri rrugën e rrjetës me anë të Yansane në minutën e 62-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online