VIDEO/ U rrëzua përtokë duke ndjekur kundërshtarin, mbrojtësi i PSG-së largohet me barrelë pa i ndërhyrë askush

PSG-ja dhe Marseja janë duke luajtur atë që ndryshe cilësohet si derbi i Francës. Kimpembe-ja e ka përfunduar ndeshjen përpara kohe, teksa i është dashur të lërë fushën pas vetëm pak minutash lojë. Marseja niset në një kundërsulm në minutën e 12, ndërsa mbrojtësi i PSG-së vrapon për të ndjekur aksionin. Kimpembe rrëzohet në mënyrë të papritur përtokë, pavarësisht se nuk pati asnjë ndërhyrje nga lojtarët e Marsejës.

Mbrojtësi francez ka pësuar një lëndim muskulor dhe e kishte të pamundur të vijonte më gjatë lojën. Stafi mjekësor hyn në fushë për të dhënë ndihmën e parë, por nuk mund të bëjnë asgjë për ta kthyer sërish në derbi. Kimpembe largohet jashtë vijave kufizuese me barrelë, duke e mbyllur ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit francez me vetëm 12 minuta në këmbët e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online