VIDEO/ U përplas me Australinë për vaksinën, Novak Djokoviç humbet në këngën kundër shqiptarëve: Oj Kosovo, Kosovo!

Pas përplasjes së madhe me Australinë për çështjen e vaksinës, Novak Djokoviç është rikthyer në origjinë. Tenisti serb ishte i ftuar në Malin e Zi nga kryetari i Bashkisë së Budvas. Vizita kishte qëllim të veçantë pasi Djokovic është shpallur Qytetar Nderi.

Gjatë darkimit ka pasur edhe disa këngë serbe që janë kundër shqiptarëve. “Oj Kosovo, Kosovo”, dëgjohet të jetë një prej tyre, ndërsa Djokovic humbet nën ritmin e këngës. Kjo nuk është hera e parë që ky sport mban qëndrime të ashpra politike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *