VIDEO/ U mendua se Neymar kishte shënuar golin e mbrëmjes, Sergio Ramos dhuron spektakël dhe turpërim për rivalin me golin e tretë

PSG ka fituar ndaj Nantes në duelin e Superkupës së Francës me shifrat 4-0.Pas 58 minutash rezultati u fiksua në 3-0 dhe golat i shënuan Messi, Neymar dhe Sergio Ramos. Messi shënoi një gol të bukur në stilin e tij në minutën e 22-të, pasuar nga dy kryevepra të vërteta të drejtuara nga Neymar dhe Sergio Ramos.

Neymar realizoi një goditje dënimi perfekte, ndërsa Sergio Ramos mori skenën e mbrëmjes. Pas një aksioni të bukur të gjigandëve francez, spanjolli e mbylli në mënyrë fenomenale me finte për të shënuar golin e tretë. Ndërkohë në minutën e 82, Neymar vulosi gjithçka nga penalltia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online