Një ndeshje spektakolare është luajtur dje në Etihad nga Manchester City dhe Liverpool. Derbi i madh i Premier League përfundoi pa fitues (2:2), kështu që të dyja skuadrat vazhdojnë garën për kampion në pjesën e mbetur të sezonit.
Në pankinat e këtyre klubeve janë ulur dy ekspertë të mëdhenj, Klop dhe Guardiola. Ata vlerësohen dhe respektohen shumë dhe këtë e tregon edhe skena pas ndeshjes së djeshme. Përshëndetja mes Pep Guardiolës dhe Jurgen Klopp është diçka që nuk do ta shihni në mesin e shumë trajnerëve dhe kjo skenë është vërtet fantastike. /Sport Ekspres/