VIDEO/ U klthye në formacion me Sasuolon, Nedim Bajrami e feston me gol fanellën e titullarit

Nedim Bajrami është rikthyer në formacion nga minuta e parë dhe menjëherë e ka shpërblyer besimin e trajnerit. “Fantazisti” shqiptar ka shënuar gol në përballjen kundër Salernitanës. Futbollisti 25-vjeçar e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 44-t të takimit.

Bajrami nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin përtej vijës fatale, teksa gjendej me portën thuajse të zbrazët. Ndeshja aktualisht është në rezultatin 0-2 në favor të Sasuolos, ndërsa në lojë mbeten edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Salernitana vs Sasuolo
byu/Football_24_7 insoccer