VIDEO/ U hodh titullar për t’i treguar Europës sa vlen, Muriqi shkakton penallti dhe i fal golin Bajernit

Një mbrëmje e shkuar keq kjo për Vedat Muriqin, të paktën në 45 minutat e para të takimit. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar sfidën e sotme kundër Bajernit të Mynihut, por në momentin kur të gjithë prisnin të tregonte vlerën e tij në sytë e Europës, “pirati“ gabon dhe i dhuron një gol kundërshtarit. Në minutën e 32-të të takimit Muriqi bën një ndërhyrje të gabuar në zonën e tij ndaj Goretckas.

Arbitri gjendej pranë dhe nuk e mendoi dy herë të drejtonte dorën e tij nga pika e bardhë e penalltisë për këtë kontakt pa top mes lojtarëve. Përballë Pepe Reinës shkon pikërisht njeriu gol i bavarezëve, Robert Levandovski. Polaku fiton duelin me portierin e Lacios dhe i jep avantazhin skuadrës së tij, duke e bërë kualifikimin e bardhekaltërve të duket edhe më shumë një ëndërr./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *