Komisioni i Disiplinës/ Superiorja është në paqe me rregulloren, ja vendimet e plota të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike ditën e sotme vendimet e marra për javën që lamë pas të futbollit shqiptar. Kategoria Superiore këtë herë duket se ka bërë paqe me rregulloren, teksa asnjë ekip apo lojtar i elitës nuk gjendet në “listën e zezë” të ndëshkimeve. Ndërkohë e njëhta gjë nuk mund të thuhet për kategoritë më inferiore.

Sjelljet josportive ndaj kundërshtarëve apo rivalëve kanë sjellë pezullime nga aktiviteti deri në 4 ndeshje. Një fat të tillë e ka pasur Arenc Dibra i Besëlidhjes, Fatjon Marku i Tërbinut apo edhe Mingen Metani, i cili luan me po të njëjtën skuadër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. Lojtari i SHS Besëlidhja, Arenc Dibra, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    2. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
    3. Lojtari i FK Tërbuni, Fatjon Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    4. Lojtari i FK Tërbuni, Migen Metani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    5. Lojtari i SHS Përmeti, Orgest Todhe, për lojë të rëndë, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    6. Lojtari i FK Memaliaj, Denis Mema, për provokim ndaj publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    7. KF Laçi U-17, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë neneve 64/2 dhe 64/5 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
    8. Shkëndija C.T U-19, për mosparaqitje në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, Grupi A, kundër Besëlidhja U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.
    9. Lojtari i Labëria Fc, Dionis Xhafaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    10. Lojtari i KF Bylis, Myrto Brahaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    11. FK Kukësi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër Iliria U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    12. FK Kukësi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër Iliria U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    13. Zyrtari i KF Laçi U-21, Klevis Hima, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    14. Lojtari i FK Dinamo U-21, Niven Feci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    15. Lojtari i FK Dinamo U-21, Xhulio Berisha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    16. KF Luftëtari U-15, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të Neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    17. KS Korabi U-19, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë U-19, kundër Ilira U-19, në bazë të Neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    18. Vllaznimi Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Vajzave, Kategoria Pionere, kundër Olimpiku Durrës, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Iliria U-19, Ernik Paloka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Durrësi 04 U-19, Mateo Hasibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    21. Rrëzimin e kërkesës së Shënkolli, në lidhje me lojtarin Santino Pica, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Bylis, Xhoi Carkanji, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    23. Mospranimin e kërkesës së KF Delvina, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online