VIDEO/ U eleminuan nga ekipi i ligës së tretë, Granit Xhaka guxon dhe debaton ashpër me ultrasit e Leverkusenit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Bajer Leverkuseni është eleminuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Kampionët në fuqi të Bundesligës janë nxjerrë jashtë garës nga Arminia Bilefeldi, që luan në ligën e tretë të futbollit gjerman. Një eleminimin i hidhur që nuk është pritur mirë nga tifozeria e “aspirinave”.

Por edhe në një moment të tillë, ku nervat e tifozëve nuk ishin aspak të qeta, Granit Xhaka vendos të mos fshihet. Mesfushori shqiptar ka shkuar në tribunën ku gjendeshin ultrasit e Leverkusenit dhe ka debatuar me tone të larta me kreun e tyre. Një guxim i madh i Xhakës, që ka marrë vëmendje të madhe në media./Sport Ekspres/