VIDEO/ U dëmtua në nxehje dhe i la vendin në fushë, shoku i skuadrës së Muçit bën gjestin e veçantë pas golit

Legia e Varshavës është larguar me një barazim 2-2 nga Çekia, ku u përball me Slavian e Pragës. Emreli ishte autori i golit të parë të këtij takimi, në të cilin e ndihmoi fati që të luante. Në momentin kur skuadra po kryente nxehjen përpara fillimit të ndeshjes, Pekhart pëson një dëmtim dhe detyrohet të lërë vendin e tij në formacion.

Trajneri zgjedh kështu Emrelin si zëvendësues dhe shpejt koha tregon se nuk gaboi aspak me zgjedhjene me bërë. Një kundërsulm i Legias dhe lojari azer e dërgon topin me parabël në rrjetë. Një gol i rëndësishëm ky, që festohet në mënyrë të veçantë nga shoku i skuadrës së Muçit. Emreli vrapon drejt tribunës, atje ku përqafon Pekhart, të cilit i dedikon këtë gol të tijin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online