Selta Vigo humbi dje në shifrat 1-2 kundër Valencias, pavarësisht se arritën të gjenin golin shumë herët. Lojtari i tyre më i rëndësishëm dhe njëherazi kapiteni i tyre, Iago Aspas, veproi bukur brenda zone dhe e dërgoi topin me sukses në rrjetë që në minutën e 11.
Por gjatë festimit futbollisti spanjoll vuri re se ishte dëmtuar dhe nuk mund të vazhdonte më gjatë sfidën. Pavarësisht se këmbët nuk po i përgjigjeshin, logjika vazhdonte të punonte. Iago Aspas heq menjëherë fanellën në mënyrë që të ndëshkohej me karton të verdhë nga gjyqtari.
Aryeja? Kapiteni i Selta Vigos numëronte deri më tani 4 kartonë të verdhë, pra i mungonte edhe një më tepër për t’u pezulluar me një takim në La Liga. Por duke qenë se lojtari u dëmtua dhe me shumë mundësi nuk do të ishte pjesë e ndeshjes së radhës, vendosi të ndëshkohej qëllimisht në momentin e festimit për të shlyer kështu dënimin në ndeshjen që do të luhet në datën 10 dhjetor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/