VIDEO/ “Turp, shkatërrove një ndeshje“! Trajneri i Napolit tërbohet në finale, braktis edhe ceremoninë e Superkupës

Napoli është mposhtur nga Interi në finalen e Superkupës së Italisë. Një gol i Lautaro Martinezit në minutën e 91-të e dërgoi trofeun në duart e lojtarëve zikaltër. Një ndeshje që ka shkaktuar nervozizëm te trajneri i napoletanëve. Maxarri ishte i pakënaqur me arbitrimin dhe këtë e ka bërë të qartë në rastin e daljes me karton të kuq të Simeones.

“Një turp, shkatërrove një ndeshje“, ka thënë i tërbuar kreu i pankinës së të kaltërve. Qetësinë nuk e ka gjetur as pas përfundimit të finales, pasi vendosi të braktiste ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe të trofeut të Superkupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *