Real Madrid dhe Atletico kanë luajtur ndeshje gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite dhe para kësaj ndeshje ka ndodhur një skenë vërtet e turpshme. Minuta e heshtjes për legjendarin Franz Beckenbauer që ndërroi jetë ishte vërtet tronditëse.
Ndërkohë që të gjithë në fushë qëndronin të qetë dhe nderonin legjendën e Bayernit, futbollit gjerman dhe botëror, nga tribunat dëgjoheshin britma dhe fishkëllima. Edhe për futbollistët e gjitha kjo që ndodhi nuk ishte ndonjë çudi e madhe, duke e parë si normalitet. Kjo duket qartë nga shprehjet e tyre të fytyrës dhe ky është padyshim një turp i madh për organizatorët, por edhe për tifozët që fishkëllenin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
EMOTIVO MOMENTO EN EL AL AWAL ?
?? Minuto de silencio en memoria de Franz Beckenbauer.
?? @aruli75 y @jbuscalia#SupercopaEnDSPORTS | #superSupercopa pic.twitter.com/pFMFOJrEsp
— DSports (@DSports) January 10, 2024