Agon Elezi ka gjetur sot golin e tij të parë me ekipin e Varazdinit. Lojtari shqiptar la Skënderbeun sëzonin e shkuar dhe iu bashkua kampionatit kroat, ku më në fund arrin të tundë për herë të parë rrjetën. E fakti që një gjë të tillë e bën kundër kampionëve të padiskutueshëm të Kroeacisë, padyshim që e dyfishon kënaqësinë për 20-vjeçarin.
Mesfushori i lindur në Shkup shfrytëzon një top në zonën kundërshtare duke e ndalur me sukses përtej vijës fatale në minutën e 34 të takimit. Elezi do të barazonte ndeshjen në 1-1 me golin e tij, ndërsa në minutat në vazhdim të dyja skuadrat do të përshëndesnin përsëri portat kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/