VIDEO/ Tuchel gjen formulën e suksesit për Chelsea-n, blutë e Londrës nxjerrin jashtë loje City-n dhe prekin finalen

Chelsea ka rilindur që pas largimit të Frank Lampard. Tuchel duket se ka gjetur formulën e suksesit për blutë e Londrës, të cilët po shfaqin një formë vërtetë pozitive nën drejtimin e tij. Skuadra angleze mban vendin e 5 në Premier League vetëm 1 pikë larg zonës Champions, ndërsa në kompeticionin më prestigjoz për klube kanë arritur të presin një biletë për në gjysmëfinale, ku përballë do të kenë Realin e Madridit.

Por një tjetër sukses është arritur prej djeme të Tuchel ditën e sotme. Chelsea ka nxjerrë jashtë loje një nga ekipet më të forta në Angli dhe më gjerë. Blutë e Londrës kanë mposhtur me shifrat minimale 1-0 “qytetarët”, duke prekur kështu finalen në FA Cup. Kualifikimin e vendosi goli i shënuar nga Ziyech, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 55 të takimit. Në finale Chelsea do të presë fituesin e çiftit Leicester-Southampton./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1383477144358035461

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online