Pak ditë më parë Kombëtarja Italiane mbeti në mënyrë tronditëse pa një vend në Botëror. Kampionët aktualë të Evropës nuk arritën të kualifikoheshin direkt në Katar dhe pritej të luante në fazën finale ndaj Portugalisë. Megjithatë, Kombëtarja e Italisë u trondit nga Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, e cila fitoi ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it në Palermo me 1:0 dhe la axurrët pa shkuar në Katar.
Maqedonasit tronditën botën e futbollit në minutat e fundit të ndeshjes kur shënuan gol për 1:0 pas një sërë mundësish që Italia nuk i shfrytëzoi. Në fund të ndeshjes, Maqedonia e Veriut arriti të gjejë rrjetën dhe të arrijë një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj.
Sa e vështirë ishte humbja e Italisë dhe mënyra e tyre e përjetimit të kësaj disfate, e tregoi edhe videoja që u shfaq në rrjetet sociale pak ditë pas ndeshjes. Në video shihet se kombëtarja italiane është larguar nga dhoma e zhveshjes në stadiumin e Palermos në një gjendje të tmerrshme dhe në fund gjithçka është dashur të pastrohet nga njerëzit që mirëmbajnë këtë stadium. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
La manière dont la Nazionale a laissé le vestiaire suite à l’élimination contre la Macédoine du Nord… C’est la première fois qu’une équipe laisse le stade dans un état aussi pitoyable que ça.
J’ai pas les mots, la honte. pic.twitter.com/V9v0kwxlab
— Palermo F.C ???? (@palermefc) March 26, 2022