VIDEO/ Tregoi shpirtin luf.tarak dhe mbajti tre kundërshtarë pas shpinës, Brojën nisin ta krahasojnë me Drogbanë

Armando Broja ka qenë në fushë për 20 minuta në ndeshjen e sotme kundër Salzburgut. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 75 dhe dha kontributin e tij në ruajtjen e epërsisë 1-2 ndaj austriakëve. Sa herë binte në kontakt me topin, 21-vjeçari përpiqej të fitonte sa më shumë sekonda të ishte e mundur.

Broja përdori fizikun e tij për të kontrolluar sa më gjatë topin. Në një moment gjatë lojës, sulmuesi i Kombëtares kuqezi mbrojti sferën mes 3 kundërshtarëve, çka u ka bërë përshtypje edhe vetë tifozëve. Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur ta krahasojnë edhe me një legjendë të Chelsea-t, Didier Drogbanë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online