VIDEO/ Tre shqiptarë zbritën në fushë kundër Interit, zikaltrit nuk e kanë të vështirë fitoren

Interi ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Empolit. Zikaltrit nuk e kanë pasur të vështirë fitoren në transfertën e sotme, aq më tepër pas daljes me karton të kuq në minutën e 52-të të Riçit. Goli i parë do të vinte në minutën e 34-t D‘Ambrozio, ndërsa i dyti në të 66-n falë Dimarkos.

Vesino do të tundte përsëri rrjetën e Empolit, por VAR-i do i mohonte festën. Në fushë kundër Interit kanë zbritur 3 futbollistë shqiptarë, por pa arritur të lënë gjurmë në fatin e takimit. Ismajli e ka nisur ndeshjen titullar së bashku me Bajramin, por ky i fundit do të zëvendësohej në minutën e 57. Ndërkohë në pjesën e dytë ka pasur minuta edhe për Kristjan Asllanin, një 19-vjeçar me shumë perspektivë për skuadrën e Empolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/RSharmzz/status/1453455166875832320

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online