VIDEO/ Tre penallti dhe gol në sekondat e fundit, çfarë çmendurie në barazimin me 6 gola të Napolit

0

Një ndeshje e çmendur ishte ajo e sotmja mes  Sasuolos dhe Napolit, e cila përfundoi me shifrat 3-3. Gjithçka u pa deri në vërshëllimën e tre fishtë të arbitrit. Insinje tund rrjetën i pari në këtë sfidë, por festa shuhet menjëherë nga VAR-i në minutën e 24-t. Vetëm 10 minuta më vonë, Maksimoviç i vështirëson edhe më shumë punë skuadrës së tij me një autogolin e shënuar.

Nuk vonon gjatë dhe Zielinsku shlyen fajin e shokut të tij të skuadrës, megjithëse Sasuolo gjen përsëri avantazhin në minutat e fundit të pjesës së parë. Kjo nuk do të ishte e vetmja penallti gjatë këtij takimi, pasi edhe dy të tjera do të akordohen në pjesën më dramatike të përballjes.

Pasi Di Lorenzo vendosi baraspeshën, Insinje tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 90. Festa i takonte e gjitha të kaltërve dhe duke parë se koha nuk premtonte gjatë 3 pikëshi do të ishte i tyre. Por në të njëjtin mendim nuk ishte Sasuolo. Në sekondat e fundit vjen edhe penalltia e 3-të e ndeshjes, që këtë herë i takon Sasuolos. Kaputo qendron përballë portierit kundërshtar, me të cilin arrin të fitojë duelin e tij dhe të vulosë fatin përfundimtar të kësaj sfide të çmendur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.