VIDEO/ Tërbohen te Napoli pas barazimit të çmendur, Gatuzo dhe Insinje nuk i mbajnë nervat as me njëri-tjetrin

Sasuolo u ka ngrirë buzëqeshjen në fytyrë lojtarëve të Napolit mbrëmjen e sotme. Insinje përmbysi shifrat në minutën e 90, por 4 minuta më vonë, Kaputo barazon shifrat në 3-3. Ky rezultat i çmendur ka bërë që të tërbohen te Napoli. Gatuzo menjëherë ka përplasur përtokë xhaketën e tij, ndërsa kapiteni Lorenco Insinje godet me shkelm tabelat në korridorin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.

Por dyshes në fjalë nuk i kanë mbajtur nervat as kundrejt njëri-tjetrit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Gatuozo se dhe sulmuesi i të kaltërve kanë pasur një zënkë pas vërshëllimës së 3-fishtë të gjyqtarit. Gjithashtu Insinje ka ëshuar britma edhe në drejtim të shokëve të skuadrës, të cilët u treguan të pakujdesshëm dhe i falën një penallti Sasuolos në sekondat e fundit të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online