Derbi i kryeqytetit ka sjellë spektakël që në javën e parë të “Abissnet Superiore”-s. Tirana ka mposhtur Dinamon në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-3. Nëndetësja blu kaloi e para në avantazh në minutën e 24-t, kur Kaçorri tundi rrjetën me kokë. Por festa zgjati vetëm 5 minuta. Kaq kohë iu nevojit Ardit Hilës për të dërguar topin në rrjetë dhe për të kthyer baraspeshën. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1, ndërsa në të dytën është sërish Dinamo ajo që shkon e para te goli.
Pas rishikimit të pamjeve me VAR, Xhaja akordon një 11 metërsh në favor të dinamovitëve. Parën topit shkon Denisoni, i cili mposht Likën nga 11 metrat. Po më të njëjtën monedhë kundërpërgjigjet edhe Tirana. Bardheblutë fitojnë të drejtën e një penalltie në minutën e 74-t, e cila u shndërrua në gol nga Latifi. Por seria e golave nuk mbyllet këtu. Kur kronometri po numëronte minutën e fundit të kohës së rregullt, Tirana fiton një tjetër penallti. Këtë herë Juxhin Xhaja nuk ka as nevojën e VAR-it për të konfirmuar atë çfarë pa. Topin e merr në duar Hasani, i cili e dërgon më pas në rrjetë dhe shkon të festojë golin e fitores me tifozët bardheblu. Ndeshja përfundon kështu me shifrat 2-3, me Tiranën që merr fitoren e parë në këtë sezon të ri të “Abissnet Superiore“-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/